Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Joao Mario prish kontratën me Interin, tani pritet firma me Benficën

17:48 / July 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mario
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fantazisti portugez Joao Mario largohet përfundimisht nga Interi. Futbollisti 28-vjeçar, i cili u transferua te zikaltrit në verën e 2016-ës, ka qëndruar në Milano vetëm dy sezonet e para, sepse tre të tjerët i ka kaluar në huazim.

Gjithsesi këtë verë zikatrit dështuan ta shesin te Sportingu i Lisbonës dhe në pamundësi për të arritur një marrëveshje transferimi me Benficën, vendosën të prishin me marrëveshje kontratën me futbollistin, i cili tani është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen e tij.

Në fakt prapaskena duket të jetë ndryshe, pasi futbollisti u kërkua nga Benfica për shifrën e 7.5 milionë eurove, por zikaltrit nuk mund t’ua shisnin luzitanëve, pasi kishin një klauzolë që nëse e shisnin fantazistin në Portugali, duhej t’i paguanin Sportingut të Lisbonës një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.

Në këtë mënyrë Marotta dhe Rui Costa (presidenti i përkohshëm i Benficës) duket se kanë vendosur të ndjekin rrugën tjetër, atë të prishjes së kontratës mes Interit dhe Joao Marios, dhe më pas firmën e këtij të fundit me Benficën.

Në këtë mënyrë zikaltrit i shpëtojnë gjyqit me Sportingun e Lisbonës dhe kursejnë pagën bruto të vitit të fundit të mbetur në kontratë me Joao Marion, i cili pritet të firmosë për 4 sezone, me rrogë 2 milionë euro në vit me Benficën.

Nga ana tjetër, është paralajmëruar se Benfica mund të blejë ndonjë nga të rinjtë e Interit në vlerën e 8 milionë eurove, për të shpërblyer zikaltrit, që lanë të lirë mesfushorin Joao Mario.

Download WordPress Themes Nulled and plugins.SHARE TWEET SHARE EMAIL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.