Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 23 drejtues automjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 të cilët pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë. Ndërkohë janë gjobitur 2032 drejtues automjetesh për parakalime dhe manovra të rrezikshme dhe shpejtësi normave të lejuara.
Ndërsa janë pezulluar 39 leje drejtimi 28 prej të cilave për shpejtësi mbi normën e lejuar, Policia njofton se një prej të arrestuarve është E. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin që e përdorte për shërbim publik (mikrobuz 18-vendësh me pasagjerë në mjet).
