Pas fitores së Italisë me penallti në finalen e Euro 2020, një pjesë e tifozëve të Anglisë po mendojnë të shkruajnë një peticion për të përsëritur finalen,pasi sipas tyre ekipi anglez luajti ndaj një kundërshtari i cili ishte i “padrejtë”.
Italia u akuzua se luajti “ndyrë” pas episodit në të cilin kapiteni Giorgio Chiellini tërhoqi bluzen e Bukayo Saka, duke e ndaluar atë. Disa tifozë shpejt reaguan në rrjetet sociale për të argumentuar se ai meritonte një karton të kuq .
Vendimet e gjyqtarëve u kontestuan gjerësisht nga tifozët anglezë dhe një prej peticioneve të përshkruara ishte: ‘Bukayo Saka u keqtrajtua gjatë ndeshjes midis Anglisë dhe Italisë sepse u tërhoq nga Giorgio Chiellini, të cilit iu dha një e verdhë. Unë besoj fort se gjyqtari ishte i njëanshëm dhe në favor të Italisë.
Një peticion tjetër argumenton se Chiellini duhej të kishte marrë një karton të kuq. Sidoqoftë, shumë mbështetës janë distancuar nga këto lloj iniciativash. Për momentin janë vetëm 1,500 firma, shumë pak.