Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze/ Përse Bashës i duhen “letrat dhe vula e partisë”

23:04 / July 12, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa ditë para një Kuvendi formal të Partisë Demokratike, i cili do të miratoj dhe disa ndryshime në statutin e Partisë Demokratike duket qartë se Lulzim Basha po kujdeset të ketë në dorë letrat dhe vulën e partisë.

Ndryshimet statutore të propozuara prej tij formalizojnë kthimin e partisë në një institucion burokratik jo politik që edhe teknikisht është në dorë të kryetarit. Ka detaje që dhe vula e partisë nuk mund të përdoret pa leje të tij. Më tej akoma ka propozime që përfaqësuesit e PD në Këshill Kombëtar të jenë pjesë e Departamenteve të partisë, pra strukurave organizative teknike të saj.

Ndryshimet që forcojnë frymën jopolitike të PD, dhe e kthejnë atë në një repart të punësuarish nga Lulzim Basha, vijnë në një kohë kur PD ka shmangur debatet për përgjegjësinë politike të vendime të saj të mëdha, siç është bojkoti i zgjedhjeve të lokale të vitit 2019 dhe djegia e mandateve të parlamentit, për të mos thënë pastaj debati për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në këto kusht lind pyetja përse Lulzim Basha kërkon të mbaj në kasafortën e tij personale letrat dhe vulën e partisë?

Një lider legjitim nuk është fare i interesuar për gjëra të tilla, si vula e partisë, apo përfshirja e anëtarëve të Këshilit Kombëtar në Departamente teknike. Fjala vjen Sali Berisha me siguri as e ka ditur kush e ka vulën në PD dhe kush e përdorte se nuk i hynte në punë, pasi vendimet i vuloste me fuqinë e pushtetit të tij.

As nuk e ka ditur kë ka anëtar të Këshillit Kombëtar. Biles ndonjëherë i propozonte si prurje të reja, kur kishte nga dy mandate që i kishte anëtar. Dukej që nuk kishte respekt për ta, por frikë jo e jo.

Kurse Lulzim Basha qyshkur ka ardhur në krye të PD, pak nga pak ditë pas dite, kuvend pas kuvendi, humbje pas humbje, po bën të njëjtën gjë. Fut njerëz jo politik, por të lidhur me të, në parti, fuqizon kompetenca personale teknike, dhe formalizon një autoritet administrativ mbi strukturat vendimmarrëse të partisë.

Kjo është tipike për një njeri që sillet si ata që gdhihen me makthin se dikush do t’i marrë partinë dhe ky në finale të ketë vulat dhe letrën.

Dhe të gjithë këtë e bën në një kohë që ka shmangur debatin për përgjegjësinë e tij politike për vendimet që ka marrë personalisht duke shkatërruar PD.

Një kryetar partie është përgjegjës për aktet politike dhe jo për aktet administrative brenda PD. Lulzim Basha është përgjegjës se dogji mandatet e parlamentit dhe lejoi Edi Ramën të bënte ç’të donte me Kodin Elektoral, dhe ligje të tjera. Ai është përgjegjës se nxori PD nga sistemi, duke e kthyer në gjendjen e vitit Janar 1991, kur s’kishte asnjë përfaqësim në pushtet.

Çdo kryetar partie në botë, pasi ky operacion radikal përfundon me dështim të thellë, dhe mos pranim as nga shoqëria as nga faktori ndërkombëtar të këtyre akteve, largohet ose e largojnë.

Lulzim Basha as largohet as e largojnë. Ndaj ai përditë merret me ndryshime rregulloresh, me ruajtje të vulës dhe zyrës, me punësimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në Departamente e gjëra të tilla të vogla, që nëse dikush guxon e të përballet me të publikisht, ai të ketë të sigurta vulën dhe letrat.

Ai pak a shumë po e kthen PD si Armando Duka Federatën, që ka ndryshuar statutin dhe ata që e votojnë i ka të gjithë të punësuarit e vet.

Kështu që në çdo përballje me Lulzim Bashën të jeni të sigurt se vulën dhe letrat i ka ai, pavarësisht si shkon puna. Mund të bëj përjashtim vetëm një përballje me Berishën, i cili mund të mos i marr dot vulën, por mund ti vërë vulën ndarjes së PD, duke e kthyer në parti të vulës dhe parti të vulëhumburit.

Bashes baze mero
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.