Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

COVID-19/ TIA: Ja çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në Spanjë

13:57 / July 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas aeroport
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar nënë Tereza, ka dhënë njoftimin për të gjithë udhëtarët shqiptarë që kanë si destinacion Spanjën.  Sipas njoftimit të dhënë, nëse jeni duke përgatitur një udhëtim për në Spanjë, ju rikujtojmë se për shkak të krizës shëndetësore COVID-19, do të jetë e detyrueshme të paraqisni një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport dhe të merrni më pas një kod QR.

“ Ju duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit. Pasi ta dorëzoni, do të merrni një e-mail me një kod QR që do t’ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Mund ta printoni kodin ose ta ruani në telefonin tuaj celular. Formularët e printuar nuk pranohen. Nëse nuk e keni kodin QR, nuk e keni të mundur udhëtimin. Në aeroportin e destinacionit, ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e TIA.

Njoftimi i Plotë nga TIA

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Spanjë

Nëse jeni duke përgatitur një udhëtim për në Spanjë, ju rikujtojmë se për shkak të krizës shëndetësore COVID-19, do të jetë e detyrueshme të paraqisni një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport dhe të merrni më pas një kod QR. Ju mund të përdorni formularin në faqen e internetit www.spth.gob.es ose të shkarkoni aplikacionin Spain Travel Health në celularin tuaj nga e njëjta faqe në internet.

Ju duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit. Pasi ta dorëzoni, do të merrni një email me një kod QR që do t’ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Mund ta printoni kodin ose ta ruani në telefonin tuaj celular. Formularët e printuar nuk pranohen. Nëse nuk e keni kodin QR, nuk e keni të mundur udhëtimin.

Në aeroportin e mbërritjes

Në aeroportin e destinacionit, ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.

Ndërkohë mbeten në fuqi:

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create (individ)
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)
Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, sot s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

14:18 / October 16, 2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Ish-kandidatja e Berishës, me bombola shpërthyese/ Ilirjana Kurçana mes të miturve në protestë, i nxit për dhunë

12:26 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.