Sipas avokatit të njohur Spartak Ngjela, aleatët perëndimor të Shqipërisë janë kundër djegies së mandateve dhe po kërkojnë zëvendësimet e deputetëve të larguar nga radhët e PD dhe LSI.
Gjithashtu avokati thekson se Berisha gaboi sepse tashmë nuk kthehet dot më në Parlament, ndërsa Rama sipas tij duket më i mërzitur se vetë ish-kryeministri.
“I rëndësishëm do të jetë tani qëndrimi amerikan. Mendimi i politikës perëndimore është që të fillojnë zëvendësimet me deputetët e listave të PD dhe LSI. Kjo duket se mund të ndodhë po të ndërhyjë me forcë edhe politika amerikane. Nën këtë presion kuptohet se zëvendësuesit do të hyjnë në Parlament. Kjo, sepse pritet që politika amerikane të hapë letrat për ta quajtur lëvizjen e opozitës për lënien e mandateve si një lëvizje antiperëndimore. Pas një deklarate të tillë, të gjithë zëvendësuesit kuptohet se nuk mund të mospranojnë mandatet. Ky akt, e mbyll situatën, dhe i eliminon në grup të gjithë të korruptuarit e PD dhe LSI”, ka shkruar ndër të tjera avokat Ngjela.
Postimi i plotë:
Kjo që shohim është një gjendje komike e politikës shqiptare.
Opozita dorëzon mandatet dhe largohet nga Parlamenti. Megjithatë, Parlamenti vijon normalisht punën e vet.
Perëndimorët janë kundër djegies së mandateve dhe po kërkojnë zëvendësimet e deputetëve të larguar.
Por më qesharakja është fakti që Rama është më i mërzitur se vetë Saliu.
Ky kryeministrisë ikën nga Tirana ditët e seancave parlamentare dhe pret të digjet Tirana. Kaqol. Dhe turp.
Po maxhoranca? Kjo shihet se është e vendosur të qëndrojë. Dhe ajo, pa kryetarin e saj, i formoi juridikisht edhe KLGJ edhe KLP. Të dy këta institucione janë tmerri i deputetëve të korruptuar. Por, ja që u ngritën.
l.
I rëndësishëm do të jetë tani qëndrimi amerikan. Mendimi i politikës perëndimore është që të fillojnë zëvendësimet me deputetët e listave të PD dhe LSI. Kjo duket se mund të ndodhë po të ndërhyjë me forcë edhe politika amerikane. Nën këtë presion kuptohet se zëvendësuesit do të hyjnë në Parlament. Kjo, sepse pritet që politika amerikane të hapë letrat për ta quajtur lëvizjen e opozitës për lënien e mandateve si një lëvizje antiperëndimore. Pas një deklarate të tillë, të gjithë zëvendësuesit kuptohet se nuk mund të mospranojnë mandatet.
Ky akt, e mbyll situatën, dhe i eliminon në grup të gjithë të korruptuarit e PD dhe LSI.
ll.
Në fakt Berisha gaboi. Tani ai nuk kthehet dot më në Parlament. Kurse Rama kuptohet se ndërkohë do t’i nënshtrohet fatit të tij brenda Reformës në Drejtësi, sepse nuk e destabilizuan dot Shqipërinë, megjithëse 41 deputetë të Partisë Demokratike “ranë dëshmorë” për kauzën e destabilizimit.
Por, nëse politika amerikanë nuk bën presion, atëherë juridikisht, duhet të ketë zgjedhje të pjesshme për vakancën parlamentare, dhe kjo do të ishte pastaj një rikrijim politik në Shqipëri. Të shohim.