Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Me shpejtësi skëterre në rrugët e vendit, ndalohet ‘Range Rover-i’ luksoz në Durrës

10:56 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60eea22137666
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në të gjithë vendin Policia Rrugore nuk e ka ndaluar aksionin me kontrollet në rrugët e qytetit për të konstatuar dhe ndëshkuar të gjithë shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kështu në 24 orët e fundit, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, bëjnë parakalime të gabuara ose drejtojnë mjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Mes tyre është konstatuar një mjet luksoz, i cili në unazën dalëse të qytetit është kapur nga radari me shpejtësi 142 km/h, në një kohë kur shpejtësia maksimale e lejuar në atë rrugë është 60 km/h.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës / Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, bëjnë parakalime të gabuara ose drejtojnë mjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tej normave të lejuara;
Janë vendosur 78 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
396 masa administrative për parakalime të gabuara;
45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe për këmbësorët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026

Ish-kandidatja e Berishës, me bombola shpërthyese/ Ilirjana Kurçana mes të miturve në protestë, i nxit për dhunë

12:26 / October 16, 2026

Probleme me sistemin e trafikut ajror italian, Aeroporti i Tiranës njofton anulimet

12:16 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.