Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Parlamenti është komunist se ka vetëm një parti

22:26 / February 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për deputeten e tërhequr të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, protesta e së martës përpara parlamentit, ishte spontane. Sipas saj, qytetarët u prekën dhe u shtynë nga policia, e cila filloi të hidhte gaz lotsjellës.

“Dje qytetarët, çdo reagim që kishin e kishin spontan. Nuk kishte asgjë të organizuar. Njerëzit ishin me duar në xhepa dhe nuk kishin qëllim të sulmonin policinë. Nga ana tjetër kishim policinë që në mënyrë të përsëritur hodhi gaz lotsjellës. Qytetarët u prekën, filluan të shtyheshin nga policia, dhe aty filluan të hidhej gaz lotsjellës. Nxënësit e shkollës pedagogjike dolën nga mësimi prej gazit. Atje nuk ka asnjë gjë për të mbrojtur, sepse parlamenti është komunist se e ka një parti”, tha Tabaku në emisionin “Byro Politike”.

Përsa i përket tentativës së protestuesve për të ndaluar deputetët e mazhorancës të hynin në parlament, ajo tha se askush nuk kishte ndërmend të sulmonte përfaqësuesit e popullit, por sipas saj, parlamenti nuk duhej të ishte mbledhur.

“Unë po të kisha qenë do i kisha kërkuar njerëzve të ruanin qetësinë, por të konfirmoj që askush nuk kishte ndërmend të sulmonte përfaqësues të popullit. Ata nuk vijnë nga vota demokratike. Parlamenti nuk duhet të ishte mbledhur. Edhe kolegët nuk duhet të kishin shkuar. Ne nuk kishim për qëllim të pengonim aspak deputetët. Kryeministri u bë e disata herë që i shmanget protestës. Drejtuesit e opozitës kanë qenë në ballë të protestës, për të siguruar që çdo gjë të shkojë mirë. Nuk kishte akte dhune. Kam ndihmuar disa zonja që ndiheshin keq në ato momente, por pamjet që pamë kur policia hidhet gaz ndaj njerëzve të thjeshtë të paarmatosur nuk janë pamjet e një Shqipërie për t’u anëtarësuar në BE”, tha Jorida Tabaku.

Deputetet komunist tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.