Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Bruna Menalla / “Burrat, gratë dhe elita”

17:47 / July 14, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
02 12 2019 Tunisia 1 1 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Bruna Menalla

Partitë politike gjithmonë hartojnë strategji të brendshme të cilat vijojnë me deklarata zyrtare ku promovohet roli i gruas sipas pozicionit si një vlere e padiskutueshme shoqërore. Kryetaret e Partive janë shume të interesuar për votueset gra, në këte mënyre gjatë fushatës elektorale, ata tentojnë përmes takimeve me gratë të tregojnë empancipimin e tyre.

Ky model vjen nga perëndimi ku gratë kanë rol shumë aktiv në vendimarrje. Pa kuota por bazuar në aftësitë dhe meritat profesionale. Nëse duam të flasim për një barazi reale midis burrave dhe grave atehere do të duhet të besojmë se kjo ështe cështje kulture dhe jo kuotash. Shembuj nga bota ka mjaftueshem. Shembulli  më i  mirë vjen nga Margaret Thatchere cila edhe pse një grua ndaloi njëhere edhe përgjithmonë me vendosmërinë e saj të hekurt dhunën dhe përplasjet fizike që ndodhnin në nje sport që gjerësisht pranohet si “sporti mashkullor” futbolli. Ajo u përplas me shumicën e presidenteve tëPremier League dhe ndaloi pjesëmarrjen e  klubeve angleze në kupat e Evropës për nje periudhë 5 vjecare. Sot anglia krenohet me nje tifozeri shumë të disiplinuar, kjo nisi nga vendosmeria e një Kryeministre grua.

Barazia gjinore sot ka dhe nje term të ri : Life- Work –Balance,Jetesë Punë dhe Balancëqë synon të kontrollojë sa ështe e balancuar jeta e një gruaje në një shoqëri te empancipuar ku konkurenca është gjithnjë  nje trendi në rritje.

Të gjitha në tëresi kanë nje rëndesi shumë të madhe pasi përbejnë trekendeshin e barazisë gjinore.

Jetesë Punë dhe Balancë ështe një mekanizëm monitorues i cili është ende në fazë eksperimenti ne shume vende te BE po ashtu edhe në Shqipëri si nje koncept i futur rishtaz.

Në vendin tonë“Balanca” shpesh tani shihet si një strategji ekuilibruese dhe organizimit të brendshem të një shoqërie. Nëse un ruaj këtë mekanizëm mbrojtës jam shume here me e sigurt si nje grua e një shoqerie të emancipuar me  sfidat koerente që ajo ka,  pasi inteligjenca profesionale shpesh zëvendesohet me inteligjencen emocionale.

Sot në botë mbi 52 Shtete kanë miratuar  dhe zbatojnë ligje mbi kuotat vendore ku përfaqësuese do të duhet të jenë kandidate gra nga bota akademike por jo vetem. Shpesh kuotat kane nje përqindje diku 30% ose 50% por në lidhje me  aspektin statistikor nuk do te ndalemi kësaj radhe , do të duhet nje artikull edhe më i zgjeruar pasi në këndveshtrimin tim termi kuota ështe jo barazues pasi , që në fillim vendos nje kushtëzim për gratë kur ndërkohe flasim për barazi gjinore. Megjithate kjo varet edhe nga këndveshtrimi i nje shoqërie gjithpërfshirëse se sa e ndërgjegjesuar ështe ajoe ndjekur  edhe nga vizioni që nje Kryetar Partie ka.

 Gjithashtu nëse do të referohemi partive politike, ku mazhoranca e tyre në mbi 35 Shtete të  ndryshme ndjekin parimin e vullnetarizmit dhe persa i perket perzgjedhjes se kandidateve gra nuk ekzistojne  kuota gjinore. Kryesisht ky fenomen prek me shume shtetet nordike në Evrope  por jo vetëm. Në tëresi kërkohet jo thjesht të ketë përfaqeqësuese  gra në politike por ato të dalin nga shoqëria bazuar në aftësitë e tyre profesionale.

Pra në këtë kontekst gratë zgjidhen sepse janë të barabarta njësoj si burrat. Ato nuk kanë nevojën e mekanizmit mbrojtës të kuotave që në vetëvete përbën një diskriminim pozitiv.

Referuar barazisë gjinore në Qeverisje, Shqipëria renditet në 5 vendet më të ekuilibruara në botë përsa i përket përbërjes së kabinetit qeveritar, me 53.3% gra në pozita ministrore dhe 29.0% gra, anëtare të Parlamentit.

 Të dhënat e fundit paraqesin një përmirësim në shumë prej indikatorëve të barazisë gjinore fale edhe  shoqerisë civile të përfaqësuar nga organizata shumë të mira të cilat  kanë punuar më shumë për ndërgjegjesimin dhe emancipimin e gruas duke përforcuar  rolin udheheqës në politikëpor jo vetëm.  Referuar Instat aktualisht gratë përbëjnë 50,2 % të popullsisë gjithsej, me një moshë mediane 38,6 vite.  

Ndonëse të dhënat e fundit paraqesin një përmirësim në shumë prej indikatorëve të barazisë gjinore,  si dhe një angazhim  për të forcuar rolin e gruas më tej dhe për të mbyllur boshllëqet gjinore përmes politikave të saj.

Nga sa më sipër do duhet theksohet se roli i gruas në shoqëri dhe në funksione publike do duhet që të shërbej si një shembull për promovimin e barazisë gjinore në tërësi në shoqërinë tonë. Barazia gjinore siç u pa edhe më sipër përbën një faktorë i vendeve të zhvilluara, por në të njejtën kohë ajo nuk mund të limitohen vetëm në funksionet publike.

Gratë “Leader” duhet të bëhen shembull për çdo grua anë e mbanë vendit, për të krijuar një mekanizësm mbrojtës ku barazia gjinore mbrohet nga kultura dhe përbënë një vlerë të pa diskutuar të një shoqërie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

18:17 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026

Betohet para Presidentit, Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie

11:23 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.