Paraditja do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Por gjatë mesditës dhe pasdites do të shfaqen vranësira të përkohëshme në zonat malore dhe pjesërisht Qëndrore të Shqipërisë. Ndërsa vija bregdetare mbetet gjatë gjithë ditës në dominimin e kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë
