Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot sesionin e 15-të të nismës për të rinjtë ‘Gati për Shqipërinë’.
Rama ka falenderuar të gjithë të rinjtë që kanë shprehur dëshirën për të bërë diçka të dobishme për vendin e tyre.
Ju falenderoj dhe respekte për faktin që keni bërë një hap të përbashkët për të bërë diçka të dobishme për vendin”- u shpreh Rama.
Të rinjtë shprehën dëshirën për të kontribuar në fusha të arsimit, teknologjisë, inxhinierisë, shëndetësisë madje edhe në fushën e aviacionit.
Një ndër ta është edhe Greta Sadushi, një studente e cila ka përfunduar studimet në Itali për arkitekturë dhe pas një eksperience pune atje dëshiron të kthehet në Shqipëri.
“Kam patur mundësinë të marr pjesë në Workshop-e të ndryshme me arkitektë të njohur dhe kam bërë projekte në Itali dhe jashtë. Gjatë këtyre viteve ndjeva që është koha e duhur që mbase edhe të kthehem në Shqipëri dhe të kisha një eksperiencë pune”-tha ajo.
