Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çmimi i lartë i naftës, cilat janë 7 taksat e përfshira që paguajnë shqiptarët

20:42 / July 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karburant
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët paguajnë 7 taksa në çdo litër karburant që blejnë, një nivel rekord kahasuar me vendet e tjera në botë. Një pjesë e këtyre taksave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy prej tyre për kompanitë koncensionare.

Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicensimi.

Këtyre katër taksave që shkojnë në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër.

Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër.

Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera? Në Maqedoni qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, që në total arrijnë vetëm 48 lekë për litër ose 2.3 herë më pak se taksat që paguajnë shqiptarët.

Taksa e qarkullimit në Maqedoninë e Veriut nuk mblidhet tek karburanti, por tek automjetet. Ndërkohë që taksa të tilla si ajo e skanimit apo markimit nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës.(A2)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria drejt marrëveshjes me një rrjet të madh universitar në Londër, në plan hapja e 4 universiteteve të reja

12:06 / September 13, 2026

Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj: Ende nuk e kam humbur shpresën

11:45 / September 13, 2026

27 plumba shpojnë “Audin” në Urakë të Matit, 2 kallashnikovë gjenden në një “Golf” të djegur

10:44 / September 13, 2026

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.