Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Po pinte cigare, bie në gropën e ashensorit, humb jetën 16-vjeçari në Kosovë

10:11 / July 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ashensor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një i mitur vetëm 16 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një objekti në ndërtim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për mediat se 16-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Viktima e moshës 16-vjeçare së bashku me dy shokë kishin hipur në objektin i cili ishte në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare.

Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor.

“Me datë 15.07.2021, para mesnate, në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ -Gjakovë,  viktima e moshës 16 vjeçar së bashku me dy shokë kishin hipur në një objekt gjashtë (6) kate i cili ishte ne ndërtim e sipër për te konsumuar cigare. Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në  hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor, ku fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore më pastaj i njëjti është dërguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë. Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kanë marrë trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimësi te hetimeve”, tha Gjurkaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas sulmeve nga Huthit, Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia bien dakort të vendosin trupa ushtarake në Mbretëri

21:39 / October 5, 2026

Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

15:44 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 91 deputetë pro. Tensione në protestën para Parlamentit

12:17 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.