Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ylli Pata/ Mesazhet politike të “paradës së modës” në selinë e PD-së

22:35 / July 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida duma 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditët e mbledhjes së kryesisë së PD-së, mediat kanë trasnsmetuar foto të hyrjes së daljes së “VIP”-ave të opozitës, që natyrisht kanë konkurruar “denjësisht” me të njëjtën paradë të deputetëve që i mbylli punët.

Veshje luksoze, makina të fundit, veshje trukim të kuruar të drejtuesve të opozitës që përballen përpara medias vizive, ndërkohë që informacioni i përmbajtjes së mvledhjeve është i kursyer.

Ka zëra, edhe pse jo shumë që synojnë të kritikojnë këtë paraqitje “pak ortodokse” të drejtuesve të PD-së, që nuk e kanë problem të japin spektaklin e një “Vanity Vair”, që nuk se e jep vetëm PD dhe opozita.

Megjithatë opozita, herë pas here hiqet sikur është një formacion që i kushtohet pjesëve të dobëta të shoqërisë, që jo vetëm nuk kanë një veshje që kalon shidrën e 500 eurove përveç makinës luksoze në garazhin e PD-së, por ka një rezultante të gjatë të propagandës së PD-së për të treguar luksin e qeverisë.

Por nëse ndodh kjo, duhet që nga ana tjetër, të jenë të paktën të kujdeshshëm në mesazhin publik që përhapin. Gjë që në fakt, kryesia e PD-së, këtë e përgënjështron në mënyrë të hapur.

PD në fakt nuk ka qenë asnjëherë një parti të varfërisht. Përkundrazi. Sapo u rrëzua komunizmi, drejtuesit e PD-së, në qendër e në rrethe u kthyen në njerëz shumë të pasur. Në Shkodër, në mesin e viteve 90 flitej për disa anëtarë të kryesisë së PD-së që kanë arritur shifrën e 1 milion dollarëve në tregtinë me Malin e Zi.

Madje u organizuan edhe festa mondane. Në Dibër, krerët e PD-së u kthyen në grosistë, shumë grosistë të mallrave të importit. E kështu ka ndodhur në deputetë kryebashkiakë etj. PD-ja nuk ka qenë kurrë parti e të varfërve, edhe pse ka pasur pjesë të elektoratit që kanë qenë pjesë margjinale.

PD është pjesë e rëndësishme e grupimit politik që kanë shtyrë kapitalizmin, tregtinë, apo edhe marrëveshjet. Këtu natyrisht duhet të përjashtojmë abuzimet, flasim për parimet.

Po përse atëherë PD-ja herë pas here kthehet në një forcë të majtë që flet për të varfër e varfëri, kur PD-ja kurrë nuk ka qenë një parti që i qëndron afër të varfërve.

PD-a ka pasur një shans të madh; që në 1992 fitoi bashkinë e Bulqizës, minierën më të rëndësishme në Shqipëri, me numrin më të madh të banorëve. PD zgjodhi njerëzit që pasuroheshin me kromin, e jo punëtorët.

Kështu ka ndodhur në të gjithë vitet e qeverisjes së PD-së. PD është parti e tregtisë, Doganave, tatimeve, allishverisheve, etj siç është edhe PS apo partitë e tjera.

Ndaj edhe përbetimi ndaj të varfërve, njerëzve që sa Grida Duma apo një anëtar i tjetër të kryesisë ka një veshje ditore për të dalë në foto, paguan qiranë, dritat, ujin, madje edhe internetin. Pa përmendur Lulzim Bashën e kunatin e shokut Xhemal.

mesazhet parades ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.