Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga financimi i partive te sjellja e administratës/ Celibashi: Duhen ndërhyrje në Kod

16:55 / July 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celibashi 2 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kërkesën e socialistëve dhe demokratëve për të ribërë Kodin Elektoral, të paktën në disa parashikime të tij ligjorë, e sheh si domosdoshmëri edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

E para që kërkohet nga Ilirjan Celibashi është që ndryshimet të ndërmerren në një periudhë të hershme, për t’i dhënë mundësinë KQZ-së, të përmbushë detyrimet.

“Gjëja e parë që duhet të bëjnë nëse kanë ndërmend të ndryshojnë kodin zgjedhor, këtë duhet ta bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që ti lihet kohë administratës zgjedhore t’i përgatisë zgjedhjet jo sikur bëhet luftës, sikur jemi në një situatë alarmi, t’i përgatis ashtu sikur përgatiten zgjedhjet në një vend normal nga pikëpamja e demokracisë, zhvillimit politik, debatit politik, garës elektorale, në fund të fundit”, tha Celibashi për Vizion Plus.

Ndryshimet e pritshme, për Ilirjan Celibashin, duhet të përfshijnë edhe riorganizmin e vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e veçmas për një nga proceset më thelbësore, atë të ankimimeve.

“Mendoj që duhet të ketë adresim të mënyrës sesi është organizuar dhe funksionon administrata zgjedhore, përfshirë kjo edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por më së shumti në nivelin e dytë dhe të tretë të saj, mënyra sesi trajtohen ankimimet zgjedhore, mendoj se duhet të ketë një rikonsiderim të këtij aspekti. Në vlerësimin tim në pikëpamje të kohës krijon një lloj problemi po kështu edhe në pikëpamje të një lloj eficence në shqyrtimin e ankimeve”, tha ai.

Po aq të nevojshme, ndërhyrjen në ligjin zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e sheh edhe te: “Çështja e sjelljes së administratës publike në periudhën zgjedhore, financimi i partive politike, dhe jo vetëm për fushatën zgjedhore”.

Në pritje të konkluzioneve dhe rekomandimeve të raportit të OSBE-ODIHR, edhe vetë KQZ është në proces analize të të mirave dhe të metave që prodhoi procesi zgjedhor i 25 Prillit, që nga zbatimi i suksesshëm i teknologjisë, te mosrealizimi i votës së emigrantëve, debati për fletën e votimit apo shkelja në jo pak raste e vendimit për aktivitetet e ndaluara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.