Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në rrugën “Hamdi Pepa” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake ka vetëm dëme materiale teksa po punohet për shuarjen e zjarrit.
NJOFTIMI PARAPRAK
Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
