Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mentor Kikia del me mesazhin e frikshëm: Nëse nuk e bëjmë këtë gjë, do të asimilohemi…!

22:50 / July 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mentor kikia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Mentor Kikia ka dhënë alarmin në lidhje me ndryshimet klimatike.

Mentor Kikia shkruan se natyra ka ndryshuar dhe ne duhet ti përshtatemi një epoke të re dhe mëse nuk e bëjmë, thekson ai, do të asimilohemi.

Postimi i plotë i gazetarit:

“Njerëzimi duhet të ndryshojë! Ka nisur një epokë e re

Këto janë pamjet e përmbytjeve dramatike, të ditëve të fundit, në Gjermani, Belgjikë e Austri. Të para nga gjithkush, besoj…

Ne jemi mësuar me të tilla imazhe, pavarësisht përmasave. I shikojmë rregullisht në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier-Vlorë etj.

Por e keqja nuk ka asnjë herë fund…

Dhe me e keqja nuk ka ardhur akoma.

Këto skena ndodhin pikërisht në pikun e verës. Sepse koha ka ndryshuar. Klima është bërë “qeveri më vetë” dhe nuk i nënshtrohet më rregullave bazike të natyrës, me katër stinë, e me reshje të shpërndara në kohë.

Natyrën s’e komandojmë dot. Ata që duhet të ndryshojnë jemi ne. Ne duhet ti përshtatemi një epoke të re. Nëse nuk e bëjmë, do të asimilohemi. Dhe ashtu si ndryshimi, edhe asimilimi nuk ndodh me një goditje.

Pas këtyre përmbytjeve, në këto vende do të miratohet, pa dyshim, rregulla të reja për ndërtimet dhe mbrojtjen kundër përmbytjeve.

Ndërsa ne, pas çdo përmbytjeje që përjetojmë, thjeshtë lutemi dhe shpresojmë që përmbytja e radhës të jetë më e vogël.

Nuk kemi nisur asnjë projekt për diga, argjinatura, kanale…

Për tri dekada mezi përfunduam projektin për shkatërrimin e atyre që ishin ndërtuar në kohën e komunizmit.”

asimilohemi Mentor Kikia mesazhin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.