Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Përhapja e variantit Delta rikthen kufizimet në SHBA/ Sherifi i Los Anxhelos kundërshton vendimin: S’i mbështetet shkenca, nuk do zbatohen

23:58 / July 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
delta shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19 kryesisht të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit. Me synimin për të ulur numrin e infeksioneve në disa zona autoritetet kanë filluar t’u rikthehen masave kufizuese, sikurse mbajtja e maskave.

Në qytetin Los Anxhelos të shtetit të Kalifornisë, autoritetet urdhëruan përdorimin me detyrim të maskave në ambjentet e brendshme publike, një vendim që hyri në fuqi të shtunën, por sherifi i këtij qarku tha se vendimi i Departamentit të Shëndetit Publik nuk “mbështetej në shkencë” dhe se departamenti i tij nuk do ta zbatonte atë.

“Të detyrosh të vaksinuarit dhe ata që tashmë janë prekur nga COVID-19 të mbajnë maska në ambjente të brendshme, nuk mbështetet nga shkenca dhe është në kundërshtim me udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)”, -shkruante sherifi i Los Anxhelosit Alex Villanueva, në një deklaratë në faqen e internetit të departamentit.

Nuk dihet ende se me çfarë pasojash mund të përballet zyra e sherifit lidhur me këtë deklaratë ku thekson refuzimin për të zbatuar urdhrin për mbatjen e detyruar të maskave.

Ndërkohë, Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale, një organizatë me qendër në Uashington dhe Londër, ka hartuar një raport ku identifikon mbi 10 subjekte “të cilët janë pasuruar duke përhapur dezinformata” në lidhje me vaksinat kundër COVID-19.

Sipas grupit, 12 subjekte ekonomike operojnë hapur duke minuar publikisht besimin kolektiv tek mjekët, qeveritë dhe shkenca.

Grupi kritikonte platformat e njohura të medias sociale, si Facebook-un, Instagram-in e Twitter-in për qasjen që u kanë siguruar për vite me radhë njoftimeve të dezinformacionit.

Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dhe këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për çështje të shëndetësisë Vivek Murthy dënuan dezinformimin ndaj COVID-19 që është përhapur në të gjitha mediat sociale.

delta SHBA vendimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.