Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e bizneseve në Lungomare për orarin kufizues në 22.00 të mbrëmjes.
Në një postim në rrjetet sociale Rama thotë se prej 20 korrikut orari do të shtyhet deri më 23.00 ndërsa ata që duan të festojnë tërë natën, le të organizohen në natyrë pa shqetësuar njeri.
POSTIMI I RAMES
Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.
