Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkatërrim e dallgë 8 herë më të larta, ç’ndodh nëse Hëna afrohet me Tokën?

18:26 / July 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga efekti serë tek një Jetstream më i dobët, shumë teori qarkulluan për dukuritë ekstreme klimatike në rritje në Gjermani, përfshirë përmbytjet masive të ditëve të fundit.

Ekspertët mendojnë sakaq se edhe hëna shkaktoi probleme. Janë vënë re parregullsi në trajektoren e saj. Kjo ndodh një herë në 18 vjet e kur të përsëritet herën tjetër në vitet 2030, niveli i detit do të jetë i ngritur si pasojë e ngrohjes globale dhe kjo është një arsye për t’u shqetësuar.

Por çfarë do të ndodhte nëse sateliti i vetëm natyror i planetit tonë i afrohet shumë Tokës? Neil Comins, fizikant në Universitetin e Maine, kujton se efekti më i njohur i saj është tërheqja gravitacionale mbi oqeanet, që rezulton çdo ditë në dy batica të mëdha e dy zbatica.

Por nëse hëna do të ishte nga Toka sa gjysma e distancës që është tani, baticat do të ishin 8 herë më të larta; disa ishuj do të mbuloheshin nga uji përgjatë pjesës më të madhe të ditës e shumë vija bregdetare me gjasë do të bëheshin të pabanueshme për shkak të nivelit të lartë të detit.

Dallgë energjie do të përplaseshin nga ana tjetër mbi planetin për shkak të shtimit të fuqisë gravitacionale, duke goditur koren e Tokës e duke u bërë shkas për tërmete e shpërthime vullkanike të fuqishme, ndërsa do të ndikonte dhe mbi rrotullimin e saj e për rrjedhojë, dhe tek gjatësia e ditës dhe natës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mitsotakis mesazh të drejtpërdrejtë Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe jo kërcënime për…

18:03 / September 13, 2026

MotoGP/ Rikthehet dominimi i Marquez, spanjolli bën dopietë në San Marino dhe merr kryesimin e kampionatit

17:19 / September 13, 2026

Ish-kancelari Osborne: Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bashkimin doganor të BE-së dhe të nxisë tregtinë

16:40 / September 13, 2026

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:20 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.