Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vendim në “fshehtësi”, Gjykata e Lartë “pret korrentin” në Valbonë

09:33 / July 23, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Valbone 2016
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vendosi të ndryshojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit, lidhur me padinë kundër dy heceve në Valbonë dhe të marrë si masë sigurimi pezullimin e kontratës së koncesionit.

Sipas verdiktit, ende të paarsyetuar, kontrata, shtesat e saj dhe lejet e përmendura në padi, pezullohen deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë. Vendimi i së mërkurës, i Kolegjit Administrativ të përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda e Sokol Binaj, u mor në përfundim të një shqyrtimi në dhomë këshillimi.

Ai u shpall pesë vjet pasi kërkesa për sigurim padie ishte depozituar në Gjykatën Administrative, në vitin 2017. Ndërsa prej disa muajsh, dy hecet në Valbonë, të ndërtuara nga “Dragobia Energy sh.p.k.”, janë licencuar për prodhim dhe shitje energjie në maj 2021 nga Enti Rregullator i Energjisë dhe kanë nisur veprimtarinë e tyre.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është konsideruar si i padrejtë dhe në shkelje të procedurës nga përfaqësuesja ligjore e palës së paditur.

“Gjykimi është bërë pa njoftim në shpalljet që bëhen në ambientet e gjykatës dhe në internet dhe për datën 21.07.2021 për çështjen që kanë gjykuar. Kjo është shkelje, duke i mohuar palës një proces te rregullt ligjor kur duke qenë se është detyrimi për t’u bërë njoftimi me shpallje ne ambientet e Gjykatës së Lartë dhe në faqen e internetit. Shoqëria nuk ka pasur dijeni për këtë gjykim dhe është vënë në dijeni nëpërmjet medias për marrjen e këtij vendimi”, thotw Mine Progonati, përfaqësuesja ligjore e “Dragobia Energy sh.p.k.”.

Sipas një vëzhgimi të A2 CNN, data e shqyrtimit të rekursit në fjalë nuk ishte njoftuar as në shpalljet publike pranë Gjykatës së Lartë dhe as në faqen e saj të internetit, ku në listën e shqyrtimeve në pritje, mungon data 21 korrik.

Kjo ndodh teksa Kodi i Procedurës Civile në nenin 482 përcakton se njoftimi për ditën, orën dhe përbërjen e trupit gjykues bëhet me shpallje në ambientet e Gjykatës së Lartë, si dhe në faqen e saj të internetit dhe me njoftim individual kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat e tyre elektronike të kontaktit në shkallët e tjera të gjykimit.

Ky nuk duket të jetë një rast i izoluar në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata e Lartë funksionon në një mënyrë, le të themi, ‘sui generis’. Është e pakuptimtë. Unë kam pasur raste personalisht, raste edhe penale, ku Gjykata e Lartë nuk njofton as për orën dhe datën e seancës, pavarësisht se bëhet në dhomë këshillimi dhe nuk njofton as vendimmarrjen e saj, pavarësisht se pala, ose përfaqësuesi i palës ka lënë edhe të dhënat e kontaktit, si elektronike, por edhe postën zyrtare”, shprehet Ledio Braho, avokat

Për avokatin Braho, mosvënia në dijeni e palëve për seancën, cenon procesin e rregullt ligjor.

“Palët mund të çojnë qëndrime shtesë, sepse mund të ketë ndryshuar situata nga momenti i depozitimit të një rekursi, apo kundër-rekursi. Aq më tepër, flasim për Gjykatën e Lartë që gjykon çështje të vitit 2013. Pra, imagjinoni se sa mund të kenë ndryshuar një mosmarrëveshje mes palëve. Në momentin që vihesh në dijeni, qoftë ky edhe në dhomë këshillimi, patjetër që mund të dërgojë prapësime apo parashtesa shtesë, por po ashtu mund të bësh kërkesë për një nga anëtarët e trupit gjykues”, thotw Ledio Braho, avokat

Përfaqësuesja ligjore e “Dragobia”, Progonati, theksoi se Gjykata e Lartë ka vendosur në kundërshtim me kompetencat që i jep ligji.

Referuar kushteve ligjore kur gjykata merr masë për sigurimin e padisë, Progonati nënvizoi për A2 CNN, se shqyrtimi nga Gjykata e Lartë e kërkesës për sigurim padie, 5 vjet pas depozitimit të saj, ndodh në një situatë krejt të ndryshme.

“Nuk ndodhemi para dëmit të atëçastëm, pasi vepra ka filluar në vitin 2016 dhe tashmë ka përfunduar dhe është në operim”, thotw Mine Progonati, përfaqësuesja ligjore e “Dragobia Energy sh.p.k.”.

“Unë nuk e di se çfarë ka vënë re Gjykata e Lartë , se çfarë dëmi është shkaktuar pas katër vjetësh, ose mund të shkaktohet akoma pas katër vjetësh nga momenti i depozitimit të kërkesës”, vijon Braho.

Padia e themelit lidhur me këtë çështje është ende në pritje të shqyrtimit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

22:39 / October 15, 2026

Një grup protestuesish ‘mësyjnë’ te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e godinave

22:29 / October 15, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.