Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Varianti “Delta” ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca, thonë ekspertët amerikanë të shëndetësisë

23:33 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
delta 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se varianti “Delta” i coronavirusit është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca.

Përgjatë një konference virtuale shtypi, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, cilëson se varianti Delta i coronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20-vjeçare, pasi “po përhapet me shpejtësi të madhe dhe tani përbën mbi 83 për qind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara”.

Në këtë mënyrë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje të gjithë të pavaksinuarve që të imunizohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Gjithashtu vazhdojnë edhe këshillat për të mbajtur maskën në rast se një qytetar nuk ka marrë vaksinën anti-COVID.

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi sot se infektimet e reja po shfaqen te ata njerëz që nuk e kanë marrë ende vaksinën.

“Ne ndjekim shkencën dhe rekomandimet e ekspertëve. Po vërejmë një valë të re pandemie tek personat e pavaksinuar. Nëse je vaksinuar, atëherë je i sigurt. Nëse ke marrë vaksinën, atëherë ti ke 98% mundësi të mos infektohesh. Por dhe nëse infektohesh, nuk do të të duhej të shtroheshe në spital, mbase nuk do të kesh as shenja të virusit. Vaksinat janë të efektshme ndaj të gjitha varianteve, përfshi edhe atij Delta”, tha presidenti Biden.

delta Shkenca varianti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.