Në vendin tonë është konfirmuar varianti Delta, i infeksionit Sars-Cov2.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se duhet nga të gjithë respektim rigoroz i masave parandaluese, izolim i menjëhershëm në rast dyshimi si dhe vaksinim. Manastirliu thekson se kjo është arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit.
“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit COVID 19, dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!”, shkruan Manastirliu.
