Analisti Andi Bejtja është tallur hidhur me Elisa Spiropalin gjatë emisionit ‘Opinion’. Në kohën që Ministrja e Ramës po fliste për “realitetin” rozë në Shqipëri, për lirinë pa kufi të medias, për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe nga ana tjetër ‘për opozitën destruktive që nuk i do të mirën Shqipërisë’, ka reaguar analisti Bejtja, i pranishëm në emision, i cili me një batutë epike i është drejtuar Spiropalit:
“Me këto që po thua, po e bën Lencin (Lorenc Vangjelin), të duket si me qenë i PD-së”.
Batuta e Bejtes ka shkaktuar ilaritet në studio.