Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Gjermani / Do të rekrutohen ushtarë nga Polonia, Italia e Rumania

22:25 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtaret ne gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke luftuar për të mbushur radhët e saj, ushtria gjermane po harton plane për të rekrutuar shtetas nga vende të tjera evropiane, si pjesë e një përpjekje për të shtuar forcat e armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dëshiron të rekrutojë polakë, italianë dhe rumunë, tha revista Der Spiegel, duke cituar një dokument të ministrisë.

Ushtria gjermane, ose Bundesëehr, ka rritur përpjekjet e saj të rekrutimit si pjesë e një rivendosjeje më të gjerë pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Vitin e kaluar Gjermania tha se do të rriste madhësinë e forcave të saj të armatosura në 198,000 ushtarë aktivë nga viti 2024, kundrejt 179,000 që ka tani.

Presioni mbi Berlinin u ngrit përsëri në korrik, kur Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha në një samit të NATO-s se Uashingtoni mund të tërhiqte mbështetjen për aleancën, nëse Evropa nuk do të rriste shpenzimet ushtarake.

Sipas dokumentit të klasifikuar të ministrisë, në Gjermani jetojnë rreth 255,000 polakë, 185,000 italianë dhe 155,000 rumunë, të moshës 18 deri në 40 vjeç, rreth gjysma e të gjithë shtetasve të huaj të BE-së. Nëse 10 për qind e tyre mund të jenë të interesuar në Bundesëehr, atëherë mund të gjenerojnë 50,000 aplikantë të rinj, thuhet në dokument.

Ministria e Mbrojtjes dëshiron të kufizojë grupin e rekrutëve potencialë, duke targetuar ata që jetojnë tashmë në Gjermani prej disa vitesh dhe flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane, tha Der Spiegel.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

16:52 / January 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.