Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nis të rikuperohet transporti ajror, përmirësim i ndjeshëm gjatë qershorit, INSTAT zbardh shifrat

08:41 / July 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avion msc 768x503 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më në fund transporti ka filluar ta marrë veten. Nga të dhënat e publikuara ditën e djeshme nga Instituti i Statistikave, evidentohet se ky sektor jo vetëm që ka pësuar rritje në raport me qershorin e viti 2020, por ka shkuar në nivelet e para krizës. Sipas të dhënave të publikuara, transporti ajror ka shënuar rritje me 5 herë më shumë në raport me vitin e shkuar dhe 33% në raport me nivelin e parakrizës.

Konkretisht, transporti ajror i pasagjerëve zë 85,7% të transportit gjithsej. “Muaji qershor ka sjellë përmirësim të sektorit të transportit në vend. Në këtë muaj, numri i fluturimeve të kryera është 2.396 duke u rritur 5,2 herë, në krahasim me qershor 2020. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 33,1 %. Ndërsa, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Qershor 2021 është 260.991 pasagjerë duke u rritur 9,2 herë krahasuar me Qershor 2020”, raporton INSTAT. Ndër të tjera bëhet me dije se, në ritme kaq të mira ka ecur edhe transporti detar si dhe ai rrugor. Sipas të dhënave të publikuara, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë detare gjatë muajit qershor është 2 herë më i lartë se niveli i qershorit të vitit të shkuar. Ndërsa, për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i pasagjerëve në rrugë detare regjistrohet 28% më shumë se njëjta periudhë e vitit që lamë pas.

“Në qershor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 40.902 pasagjerë. Krahasuar me qershor 2020, ky tregues është rritur 2,3 herë. Krahasuar me mesataren e muajve qershor për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 58,7 %. Në gjashtëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 196.023 pasagjerë, duke u rritur me 28,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, thuhet në raportin e Institutit të Statistikave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.