Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Koronavirusi shënon viktimën e parë pas një muaji/ Ministria e Shëndetësisë: Ishte i pavaksinuar, 30 raste të reja në 24 orët e fundit

16:54 / July 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
COVID 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 pas një muaji me bilanc negativ. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se ka humbur jetën një 74-vjeçar nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar. Ndërkohë janë shënuar 30 raste të reja dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid-19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 30

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3316

Testime totale 889,044

Raste pozitive 132,952

Raste të shëruara 130,174

Raste Aktive 321

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115

Elbasan 45

Kukës 32

Lezhë 32

Vlorë 28

Fier 16

Durrës 16

Shkodër 15

Korçë 10

Berat 8

Gjirokastër 4

koronavirusi Ministria e Shëndetësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.