Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Evazioni, tatimet: Kujdes, e pikasim në kohë reale. Procedura e re, kontrolle të përsëritura deri 5 vite për bizneset

19:36 / July 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatimet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata tatimore ka paralajmëruar një përqasje të re lidhur me bizneset e dyshuara për evasion fiskal, fshehje të xhiros e të të ardhurave. Përmes një deklarate zyrtare ajo paralajmëron se fiskalizimi ka krijuar një mekanizëm të mbikqyrjes në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë, ka sjellë për Administratën Tatimore kontroll efektiv dhe analizë të saktë e të thelluar të të dhënave tatimore, përfshirë këtu edhe kriteret e riskut.

Referuar zhvillimeve të reja që sjell ky ligj, Administrata Tatimore ju bën me dije procedurat që do të ndiqen bazuar analizës së Riskut.

Analiza e të dhënave dhe trendit të tatimpaguesve në sektorët e ndryshëm të ekonomisë nëpërmjet monitorimit të shitjeve dhe raporteve financiare nga zyra duke mirëmenaxhuar burimet njerëzore;

Vlerësimi i riskut për të gjithë tatimpaguesit do të vlerësohet dhe renditet me (i) risk të ulët (ii) të mesëm dhe (iii) të lartë, bazuar në raportet e të ardhurave, blerjet, shpenzimet, numrat e punonjësve dhe nivelet e pagave.

Tatimpaguesve me risk të ulët do t’u dërgohen njoftime që detajojnë shqetësimet tona dhe inkurajojnë përmirësimin e deklarimeve. Tatimpaguesit me risk të mesëm do të intervistohen për të inkurajuar përmirësimin e deklarimit të tyre.

Ndërkohë, për tatimpaguesit me risk të lartë kontrollet do të orientohen për periudha në bazë të analizës së riskut. Periudha e parë e cila aplikohet është 2 (dy) vjeçare dhe nëse nga gjetjet (kontrolli në vend) do të rezultojnë fenomene, ngjarje dhe perceptime të përsëritura, kontrolli do të zgjatet për një periudhë 5 (pesë) vjeçare bazuar në ligjin nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar.

Administrata Tatimore bën me dije se këto procedura janë në të njëjtën linjë dhe përputhje të plotë me rekomandimet nga FMN si dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bashkëpunime të ngushta.

Në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore dhe funksionale, Administrata Tatimore ka marrë të gjitha masat për zbatimin dhe respektimin e dispozitave ligjore në fuqi. Ky proces, i cili vlerësohet shumë i rëndësishëm, duke i konsideruar tatimpaguesit si partner, kërkon edhe bashkëpunimin duke mbështetur reciprocikisht palët që janë të përfshira në zbatimin e ligjit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.