Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Kadilli: Shpërthim nga shpërfillja, shkak mosnjohja e kontributeve! Gati të largohen kryetarë të tjerë degësh

22:06 / July 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadilli ff
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dorëheqja e kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano, Sekretarit të Përgjithshëm, Devis Okadillismani dhe 13 anëtarëve të kryesisë sipas anëtarit të Këshillit të PD Fatbardh Kadalli kanë ardhur pasi nuk kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë. I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën. Zhbërja e PD në Korçë Kadilli theksoi se është një dëm që duhen vite të tëra për të kthyer partinë në nivelin që ishte. Kadilli foli me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.

“Nuk di nëse do përsëritet apo jo, uroj  që jo. Do ishte në dëm të PD nëse do kishim këtë lloj hemorragjie. Por problematikat janë kudo, rasti i korçës pati shpërthim më të madh, shpërfillja e Manos dhe opozitës në Korçë ka çuar në këtë shpërthim. Korça e ka ndierë më tepër, Mano është një figurë e investuar vetë. Ka punuar fortë, punoi përsëri dhe pse ishte numri 7 dhe me sa duket nuk ka marrë mirënjohje për punën.

Nuk është problematikë vetëm në Korçë. Grupi me në krye Manon nuk janë larguar nga partia por kanë dhënë dorëheqjen. Në rastin e Korçës ka munguar respekti i partneritetit, mirënjohja për punën. Një kryetar partie i pavëmendshëm për të zgjedhur përfaqësuesin që don komuniteti por atë që mendon ai se  i duhet komunitetit, me këtë dëm që ka bërë pd në korçë do i duhen vite të tëra për të kthyer në nivelin që ishte”, tha Kadilli.

Ndërkaq Kadilli thekson se situata të ngjashme mund të përsëriten edhe në disa degë të tjera të PD. Shumë kryetarë degësh, Kadilli tha se janë gati të largohen. Nëse ndodh kjo sipas Kadillit do të ishte në dëm të madh të PD një hemorragji e tillë.

“Situata të tilla në degë të PD janë të shumta. Ndoshta jo në të njëjtën përmasë. Të kenë kujdes dhe të jenë të ndjeshëm. Di  që në shumë drejtues dhe anëtarë kryesish degësh janë të gatshëm të lënë përgjegjësitë e tyre se janë të lodhur nga mungesa e respektit për punën e tyre. Duan partneritet dhe jo mungesë ndershmërie”, shtoi ai.

kadilli Korce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.