Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këmbana bie për Metën apo Haradinajn? Rama: Askush nuk ka të drejtë të thotë ‘unë jam patrioti, ti tradhtari’

12:16 / March 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
samiti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga samiti i parë i diasporës tek i dyti për kryeministrin Edi Rama shqiptarët kudo që ndodhen në rajon janë më mirë. Ai përmendi arritjet në Maqedoninë e Veriut ku u fol shqip, dhe ku sipas Ramës nuk do të kishte as Marrëveshje të Prespës e as Maqedonia të Veriut në NATO.

Veçanërisht Rama u ndal te Kosova, ku foli gjatë mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe idesë së shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve.

“Askush që flet shqip nuk duhet të guxojë në gjuhën shqipe t’i thotë një tjetër shqiptari po në gjuhën shqip ‘unë jam patrioti, ti je tradhtari’, kush e bën këtë është kërcënimi kryesor për të fituar sfidën”, tha Rama mjaft i prerë. Por për kë ishte ky apel, për kryeminsitrin kosovar Ramush Haradinaj, apo për kreun e shtetit shqiptar Ilir Meta. Të dy këta të fundit kanë dalë hapur kundër idesë së Hashim Thaçit.

“Kudo ku shqiptarët bashkohen, shqiptarët janë më të mirët dhe fitojnë dhe historia e ka treguar nuk dua të sjell këtu as Gjergj Fishtën, as Faik Konicën, as Fan Nolin e as të tjerë se çfarë na kanë thënë, por dhe e sotmja tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët. Ne kudo ku bashkohemi nuk na mund dot askush, prandaj shqiptarëve në Tuz u them, bashkohuni, dhe jepni mundësinë ta drejtoni atë komunitet me dinjitet dhe të mos lejoni që përsëri të humbni vetëm për shkak të armiqësive të kota dhe të panevojshme me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër nuk mund të rri pa e thënë atë që ndjej dhe që ndjeva gjatë kohës që foli presidenti i Kosovës, nuk e kam në fjalim, nuk ishte në plan për ta diskutuar këtë gjë por në të njëjtin sens dhe duke u nisur nga shembulli i shkëlqyer që dha Ali Ahmeti dhe liderët e tjerë në Maqedoninë e Veriut, dua të them se sot Kosova dhe shqiptaria përmes Kosovës është përballë një sfide historike, është një sfidë e cila vendoset sot por përcakton se si do të jetojë mbas 30 vjetësh ata që sot nuk kanë lindur akoma. Nuk ka pasur, ska dhe smund të ketë asgjë më të rrezikshme, dhe asgjë më penguese për shqiptarët se sa kur u dalin përballë shqiptarët. dhe kur për hesapet e vogla të katudnit, apo hepsaet e vogla të klubit, apo të mjedisit politik e marrin flamurin edhe e kthejnë në një armë për të luftuar me njëri-tjetrin se kush është patrioti, kush është tradhëtari, kush është i miri e kush i keqi. Ndërkohë që historia e Kosovës është historia e bashkimit”, tha Rama.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Memolla në burg, PD: Kryetar i komanduar, burri i kushërirës! Rama po mban peng zgjedhjet në Bashkinë Rrogozhinë

16:22 / August 5, 2026

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.