Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Samiti i Shkupit, Rama “thumbon” Kurtin: Nuk do presim konsensus, do ta bëjmë tani

11:00 / July 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama minishengen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Samiti i Shkupit, i organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ku pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama deklaroi se “Do u drejtohem në shqip sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi të mos jetë si herën tjetër që ma shkatërroi komplet mesazhin dhe uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, edhe nga Kosova, edhe nga Bosnja, edhe nga Kroacia, edhe nga Sllovenia edhe nga Greqia. Mozaiku i pjesëmarrjes është përtej tre vendeve tona, dhe besoj që është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme, pasi këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes, ata që krijojnë punë, të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje.

Rajoni nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt dhe kush nuk e kupton akoma sesa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomitë tona, për të krijuar më shumë punë, për të hapur më shumë perspektivë është i dënuar të jetojë në të shkuarën, ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën, ne duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme që nuk shpik asnjë gjë të re. Nesër si pjesë e BE-së nuk do të ketë më diskutime nëse këto 4 liri do të zbatohen në rajonin tonë dhe është sa për të ardhur keq dhe për të qeshur kur dëgjon edhe europianë që pyesin me çudi, cfarë po bëni ju?

Ne nuk mundet dot të lexojmë shifra, fakte të vëna para syve tanë, jo nga ekspertët e qeverive tona, por nga organizmat ndërkombëtarë si Banka Botërore, ku thuhet se nëse duhet të rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar mund ta rrisim deri në 2.5% vetëm nga integrimi ekonomik, ndërkohë që nëse arrijmë nivelin e marrëveshjes europiane të tregtisë së lirë mund të shkojë në rritje 6.7% dhe pse duhet t’ja privojmë vetes këtë?  Nuk kemi përse të presim që integrimin e rajonit. Ne nuk mund të presim konsensus nga të gjithë për t’u takuar. Çohet njëri dhe thotë nuk duhet të takohemi apo nuk duhet të nënshkruajmë këtë apo atë” tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

22:39 / October 15, 2026

Një grup protestuesish ‘mësyjnë’ te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e godinave

22:29 / October 15, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.