Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Astrologu: Shenja më me fat e muajit gusht dhe më pak e favorizuara

13:08 / July 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 610284b5df93e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Astrologu Hysgen Dauti tregoi parashikimin e yjeve për muajin Gusht.

I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, astrologu tha se shenja më me fat e këtij muaji do të jetë Luani ndërsa më pak i favorizuar do të jetë Ujori.

Dashi

Rizgjim nga gjumi letargjik, me aktivitete të ndryshme.

Demi

Një rikthim në planet e karrierës dhe kjo është periudha më vendimtare.

Binjakët

Një balancë midis qejfit, udhëtimeve dhe punës. Mos t’i lërë gjërat pas dore dhe t’i shijojë pushimet verore se do të jenë më të favorizuar.

Gaforrja

Është një periudhë më e qetë pasi mbaroi sezoni. Duhet të përqendrohet tek financat.

Luani

Është sezoni i tyre, do të bien më shumë në sy dhe do të kenë më shumë vëmendje.

Virgjëresha

Balancë midis gjendjes shpirtërore dhe punës, të jetë e rëndësishme gjendja mendore që të krijojë një stil jetese më korrekt dhe të heqë dorë nga gjërat toksike.

Peshorja

Fokusi i lartë në dashuri, pak dramë, pak situata filmike domethënë do të jenë pak më romantik këtë muaj.

Akrepi

Duhet se s’bën ta shijojë muajin sepse ka punuar gjatë gjithë vitit, ka qenë i përqendruar për të krijuar gjërat më vendimtare të jetës. Një ndërrim shtëpie, dokumentacioni, hapja e një biznesi. Ka qenë një vit stabiliteti dhe gushti është për t’u qetësuar.

Shigjetari

Duhet të gjejë pak stabilitet se ka qenë pak i lëvizshëm këtë verë. Do të vazhdojë të jetë në lëvizje nëpër aktivitete, por të ketë parasysh që të krijojë gjërat afatgjata se zakonisht të verës janë afatshkurtra.

Bricjapi

Një periudhë ku është marrë më shumë me marrëdhënien në çift, është pak më i lodhur tek kjo pjesë. Duhet të fokusohet tek personat e besueshëm, më intim dhe të bëjë një lloj selektimi të njerëzve dhe situatave se çfarë do të bëjnë.

Ujori

Situata kontraktuale, çështje dokumentacioni që janë për t’u zgjidhur këtë muaj. Gjëra që janë të zgjidhshme pasi ndiqet nga fati për shkak të Jupiterit. Thjesht ta marrë sa më me pak stres dhe të jetë i qetë.

Peshqit

Çdo gjë që do të ndodhë këtë verë nuk do të jetë në dorë të tyre, çfarë kanë mbjellë do të korrin. Duhet t’i japin vetes pak kohë për qetësim sepse është viti më i lodhshëm shpirtëror i tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 24 gusht 2026

08:06 / August 24, 2026

Horoskopi, 22 gusht 2026

08:07 / August 22, 2026

Horoskopi, 20 gusht 2026

08:15 / August 20, 2026

Horoskopi, 19 gusht 2026

09:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.