Lionel Messi nuk e ka lënë pas dore stërvitjen individuale duke ruajtur kështu formën fizike. Së fundmi, një video e tij nga palestra, ku shihet duke u stërvitur së bashku me bashkëshorten, Antonella-n duke u stërvitur ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar nga gjithë bota.
Format e partneres së tij perfekte kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke bërë që ajo të flitet në të gjithë botën dhe kjo ka mjaftuar që Messi të shfaqë haptas xhelozinë për bashkëshorten.
Për shkak të numrit të madh të reagimeve, futbollisti ka vendosur që të fshijë më pas videon nga profili i tij, megjithëse tepër vonë, pasi ajo kishte bërë xhiron e botës.
Antonella dhe Leo Messi janë bashkë prej gati një jete, sepse të dy njihen që nga koha kur ishin fëmijë. Ndërkohë sot ata janë burrë e grua dhe madje prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Mateo dhe Ciro.
