Demokratët kanë dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 37 dorëheqje të kandidatëve të saj që u ka shkuar njoftimi për të marrë mandatin, ndërsa nga LSI kanë dhënë dorëheqjen 11 nga 17 kandidatë.
Ivi Kaso i PD-së, i cili depozitoi dokumentacionin në KQZ tha se janë dorëheqjet vullnetare të kandidatëve te saj.
Një ditë më parë, kandidatja Ina Haxhia nuk e pranoi mandatin e Sali Berishës, duke thënë se ajo nuk e zëvendësonte dot ish-liderin historik të Partisë Demokratike.
