Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Miloti”/ Mina me telekomandë dhe thikë, arrestohet poseduesi

08:46 / July 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës në sajë të operacionit të koduar “Miloti” ka arrestuar një person të cilit iu gjetën dy mina me telekomanda.

Besnik Osmanajt i janë gjetur në çantë 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë.

NJOFTIMI

Policia e Lezhës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë.

Finalizohet operacioni i koduar “Miloti”, pas një hetimi 3-javor.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Njësia Operacionale, forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, një thikë dhe një sasi parash.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi 3-javor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit, në Fushë-Milot, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Miloti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit B. O. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 2026

Protesta në Tiranë/ Policia: Në 7 ditë, 271 të arrestuar/ Mes tyre 51 persona me precedentë penalë

13:59 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.