Një prezantuese në Tajlandë është goditur me çekiç në kokë gjatë një transmetimi direkt
35-vjeçarja sulmoi prezantuesen duke mbajtur në dorë një çekiç dhe duke e drejtuar atë tek prezantuesja.
Prezantuesja e shokuar bërtiti ndërsa menjëherë stafi ka ardhur në ndihmë të prezantueses duke e larguar gruan dhe duke thirrur policinë.
35-vjeçarja i tregoi autoriteteve tajlandeze se kërkonte vëmendjen e tyre për të zgjidhur një konflikt që ka pasur me të ëmën, ndaj dhe bëri atë gjest.
Tani ajo mbahet në qeli në pritje të akuzave që do të ngrihen kundër saj.
