Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mat/ Tri ditë aktivitete për nder të 78 vjetorit të Kryengritjes Popullore

15:31 / August 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Burrel festa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tri ditë më radhë po organizohen aktivitete në nderim të 31 Korrikut të vitit 1943 në qytetin e Burrelit. Pardje në sheshin “Kastrioti” u mbajt një koncert i veçantë ndërkohë dje pati ceremoni zyrtare.

Pranë muzeut historik Mat, te memoriali i luftës, u vendosën kurora me lule nga autoritetet lokale. Pjesmarrësit vizituan sakaq pavionet e Muzeut të rrethit.

Në lulishten “Geraldinë” u bë hapja e panairit artizanal, bujqësor, blektoral me pjesmarrës të ardhur jo vetëm nga Mati por edhe nga Dibra e Mirdita.

Për të parë nga afër panairin ishte Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, shoqëruar nga deputetja Aurora Mara, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, nënprefekti i Matit Hasan Pasha etj.

Kryebashkiaku Malaj tha se se aktivitetet në nderim të kësaj ngjarje të shënuar do të vijojnë edhe me datën 1 Gusht.

Malaj tha para qytetarëve se me 31 korrik 1943 matjanët u mblodhën së bashku dhe vendosën të sulmojnë pushtuesit e huaj. Si asnjëherë dhe si askund tjetër mbi 3000 burra matjanë sulmuan dhe shkatërruan garnizonin fashist në Komsi.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se kryengritja e 31 Korrikut të vitit 1943 është një ngjarje e madhe jo vetëm për Matin por gjithë Shqipërinë.

Veç panairit, pati edhe aktivitete për fëmijë si shfaqje e Teatrit të Kukullave për fëmijë nga trupa e Teatrit Kombëtarë si dhe performancë cirku. Aktivitetet e ditës së sotme do të mbyllen në mbrëmje me koncertin festiv të Ansamblit të Matit.

78 vjetorit mat Popullore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.