Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vjedh ikonën në kishë, në pranga 45-vjeçari. I dënuar më parë për…

08:34 / August 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ikona vjedhur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

45-vjeçari Çim Proshka, banues në Kavajë ka rënë në prangat e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçare është i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Proshka u arrestua pasi iu gjetën dhe sekuestruan 12 kg e 150 gr kanabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), të cilën dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare.

Ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Durrës-Informacion- Finalizohet operacioni policor i koduar “Ikona”.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike.

Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Strukturat e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara, pas një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ikona”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Çim  Proshka, 45 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa dhe një ikonë e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), të cilën ky shtetas dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i  lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i veprave të artit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.