Kalimtarët në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan kanë lajmëruar policinë pasi kanë konstatuar në anë të rrugës një granatë dore.
Efektivët kanë vendosur menjëherë perimetrin e sigurisë dhe kanë njoftuar forcat xheniere.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një granatë dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje duke vendosur perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
