Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi

09:33 / August 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 12 1 730x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka konstatuar mbrëmjen e djeshme gjatë kontrolleve në terren, shoferë duke drejtuar mjetin me shpejtësi deri në 176 km/ h .

Rasti në fjalë është regjistruar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Si pasojë, gjatë monitorimeve 4 orëshe, janë pezulluar 10 leje drejtimi si dhe janë vendosur 22 gjoba, kryesisht për shpejtësi mbi normën e lejuar.

“Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe menyra të ndryshme, e ndersa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetareve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Gjatë mbrëmjes e deri në orën 23:55, janë konstatuar me radar shpejtësi që cënojnë sigurinë e jetës në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 165 – 176 km/h.

Rrugorët e kryeqytetit vijojnë patrullimet dhe kontrollet parandaluese në rrugët urbane dhe interurbane, duke përdorur të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore në funksion të sigurisë.

Për 4 orë monitorim, 10 Leje Drejtimi të pezulluara dhe 22 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar por pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe menyra të ndryshme, e ndersa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetareve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë.

Gjatë muajit që lamë pas nga Policia Rrugore e Tiranës:

👉38 drejtues mjetesh të arrestuar ne flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉 33 drejtues mjetesh të arrestuar pa leje drejtimi.

👉 18 drejtues mjetesh të arrestuar në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

👉 13 drejtues mjetesh të proceduar penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit.

👉 572 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.