Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjykata jep dënimin për ”atentatin e dështuar” ndaj biznesmenit Andon Dhima, autorët: Kemi ngatërruar person!

10:23 / August 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Andon Dhima
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka dëbuar një prej autorëve për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima. Grid Leno është i vetmi i dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, pasi përfitoi edhe gjykim të shkurtuar pasi u shpall fajtor për mbajtje pa leje të armëve shpërthuese dhe armëve të ftohta.

Burime për “FAX” bëjnë me dije se Policia ka bërë këqyrjen dhjetra kamerave të sigurisë në Tiranë, për të ndjekur itinerarin e personave që shfaqen në hyrjen e pallatit duke ndjekur biznesmenin Dhima. Nga pamjet janë identifikuar dy personat që ndoqën deri në banesë biznesmenin, të cilët janë Grid Leno dhe Albin Hoxha.

Në dëshminë që ata kanë dhënë para hetuesëve, ata kanë treguar se e kanë ndjekur Dhimën, por sepse e kishin ngatërruar me një person që disa ditë më parë i kishte ofenduar.

“4-5 ditë përpara ngjarjes shtetasit Gridi Leno dhe Albin Hoxha kanë qenë së bashku në lokalin e Lenos. Ky i fundit i kishte kërkuar Hoxhës që të shkonin bashkë për të bërë disa furnizime por në zonën e “21 dhjetorit” një BMW i binte borisë dhe ia bënte me drita. Në momentin kur u është afruar, shoferi ka ulur xhamin dhe i ka ofenduar. Albini i nervozuar është munduar që ta ndiqte, duke i thënë shokut se po ta gjente do ta dhunonte, ndërsa Gridi i ka kërkuar që të qetësohej. Ndërkohë që në ditën e ngjarjes, të dy pretendojnë se po stërviteshin nga liqeni dhe kanë identifikuar biznesmenin. Në atë moment Hoxha ka marrë një këmbë karrige në dorë dhe e kanë ndjekur nga pas. Por në hyrjen e pallatit kanë vënë re që brenda kishte dhe persona të tjerë dhe kanë dalë. Më tej ata treguan se në media sociale e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur dhe ishin trembur nga fakti se gjithçka ishte bërë publike,”-thuhet në dosje.

Çfarë ndodhi më 15 tetor?

Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.