Edhe me vendim gjykate. Kjo po ndodh nëpër Evropë dhe disa vende të tjera përtej kontinentit. Njerëzit po detyrohen që të përfshihen në masa kufizuese, në shkelje të pastra të të drejtave të njeriut të fituara vetëm me gjak ndër vite dhe ndërsa atëherë fitoheshin me pikatorez tani po merren me grushte.
Nën sebepin e gripit pneumonal Sars-Cov2, qeveritë kanë përgatitur ligje në plot vende, duke detyruar qytetarët që të jenë të kontrolluar në detaj për aspekte të ndryshme të jetës së tyre.
Ajo që nisi si një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke siguruar se ishte e përkohshme, tani po bëhet e qartë për këdo se është dhe pritet të jetë afatgjatë.
Ndërsa doza Sars që u vërvit nëpër botë më 2004, nuk zgjati më shumë se një vit dhe u shua, duke u shkaktuar humbje prodhuesve farmaceutikë që lanë në mes vaksinat për këtë virus, këtë radhë me Sars-Cov2, duket se është aplikuar parimi “më bëj dhe një herë nuse të di si të nusëroj”. Vaksinat u prodhuan me shpejtësi dhe u premtua se mbronin deri në 96 për qind. Më shkoqur: Do të infektoheshin vetëm 4 ndër 100 vetë.
Por turli lloj viruseve e mutacionesh, gjithnjë gripale pneumonale që vërtiten nëpër botë, duket qartë se bota ndryshe do të vazhdojë.
Këtë duket ta kenë kuptuar mirë qeveritë që po yshten të vijojnë pambarimisht kufizimet alla lockdown dhe kontrollin e jetës së njerëzve përmes vaksinimit dhe procedurave pas tij.
Greqia tentoi në korrik të ndalojë me ligj marrjen e shërbimeve nga qytetarët nëse nuk vaksinohen, por qeveria dështoi me turp dhe ky ligj nuk u zbatua ndonjëherë, ndoshta edhe për faktin se vendi fqinjë është origjina e demokracisë në botë.
Në Itali, qeveria po tenton me forcë që të aplikojë të njëjtat masa drastike dhe duket se po ia del.
Orët e fundit po ndodh dhe në Francë, ku këshilli kushtetues miratoi ligjin e kaluar ng Makron më 25 korrik në Parlament, duke detyruar qytetarët në këtë vend që, nga 8 gushti dhe pa afat, të paraqesin kudo ku shkojnë, një pasaportë kovidi.
Sipas ligjit që duket të jetë i njëjtë kjo ku pi aplikohet dhe po tentohet, që të shkosh në qendër tregtare, tren, urban, avion, aeroport dhe shumë vende të tjera, duhet që të kesh një pasaportë vaksinimi, ose përndryshe do të testohesh pambarimisht, më së paku një herë në javë.
Në të njëjtën mënyrë duhet të veprojnë vizitorët e spitaleve dhe shtëpive të kujdesit të të moshuarve si dhe njerëzit që kërkojnë shërbime shëndetësore jourgjente.
Por, mungesa e një pasaporte shëndetësore nuk duhet të bëhet pengesë për trajtimin e pacientëve, vendosi gjykata.
Gjykatësit hodhën poshtë karantinë izoluese 14 ditore që aplikohet për të infektuarit duke e konsideruar si shkelje të të drejtave të njeriut.
Po ashtu u rrëzua një dispozitë që ishte e përfshirë në Ligjin për Shëndetin, që do të lejonte punëdhënësit të largonin nga puna personat që nuk e kanë pasaportën shëndetësore.
Kjo pasaportë kontraverse që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive. Kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron se po udhëheq një diktaturë shëndetësore.
Më shumë se 205 mijë njerëz u mblodhën duke nisur nga 31 korriku në protestë në Paris dhe miliona të tjerë në 150 qytete të tjera të Francës.