Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dybala drejt rinovimit, zbulohen shifrat!

15:34 / August 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dybala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për rinovimin e Paulo Dybalas me Juventusin po flitet prej muajsh por mesa duket e shtuna e 7 gushtit mund të rezultojë dita ideale për të mbyllur me sukses marrëveshjen. Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e klubit bardhezi do të takohen ballë për ballë këtë fundjavë për të diskutuar nga afër rinovimin e kontratës me një rritje të pagës. Jorge Antun, menaxheri i Dybalas do të jetë në Torino për të kuptuar se cilat janë mundësitë që numri 10 të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Juventusit edhe gjatë viteve në vazhdim.

Massimiliano Allegri ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se beson shumë te cilësitë e Paulo Dybalas dhe projekti i tij me bardhezinjtë do të bazohet edhe te klasi i sulmuesit argjentinas, dhe ky ndoshta është momenti i duhur për të folur për shifrat. Qëllimet e të dyja palëve janë për të vazhduar bashkëpunimin edhe për shumë vite ndërsa rinovimi paga e Dybalas do të rritej deri në 8 milionë euro plus bonuset, ndërkohë që Juventusi në marrëveshjen e re mund të përfshijë një klauzolë në rast largimi të të La Joya-s. Ndeshja sapo ka nisur, të shtunën e 7 gushtit do të jetë raundi i parë, pastaj pritja dhe shtrëngimi i duarve për një martesë të paralajmëruar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.