Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarret në Karaburun, Lame: Kush djeg pyjet për të hapur troje ndërtimi, ta harrojnë se do e legalizojnë

17:13 / August 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Lame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej javësh pyjet e vendit po digjen nga zjarret, ku thuajse në të shumtën e rasteve janë të qëllimshme. Më problematike është zjarri në Karaburun që gjithashtu është i qëllimshëm, ku zëra të ndryshëm thonë se kjo po ndodh pasi synohet se më pas trualli të përdoret për ndërtime turistike. Por kreu i Kadastrës Artan Lame u ka prerë shpresat të gjithëve atyre personave që djegin pyjet për të hapur troje për të ndërtuar. Lame u shpreh se ata persona ta harrojnë se munden t’i legalizojnë objektet.

“Një nga arsyet e zjarreve është për të hapur shtigje për të ndërruar destinacionin e tokës, arsyeja kryesore është djegia e barinjve për të hapur kullota. Ndërrimi i destinacionit të truallit ka një procedurë të komplikuar juridike pikërisht për të frenua abuzimin me tokën. Ta heqin mendjen se duke djegur truallin do e përdorin atë tokë për të ndërtuar”, tha Lame.

Megjithatë Lame foli edhe për raste kur tokat e legalizuar bujqësore që janë buzë bregdetit mund të kthehen në të ardhmen në ndërtime turistike. Ai shprehu keqardhjen që në vend të ullishteve të bëhen ndërtime, por kjo është në të drejtë të pronarëve që tashmë i kanë pronat e tyre me letra.

“Ka zona bregdetare se edhe pa zjarrin destinacionin e kanë ndërruar. Dhërmiu ka rreth 2 mije pasuri në total dhe shumica dërrmuese janë sot ullishte, është ndarësi toke bujqësore por shumica e tyre nuk do të mbetet të tilla në të ardhmen pasi do të ketë ndërtime turistike, pavarësisht se na vjen keq, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Lame.

karaburun lame
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.