Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ethem Ruka: Pse po ulet pjelloria mashkullore në botë?

10:58 / August 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ethem ruka 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nje sërë studimesh kanë evidentuar një rënie të vazhdueshme të pjellorisë (fertilitetit) mashkullore në gjithë botën.
Mungesë pjellorie konsiderohet paaftësia për të prodhuar një shtatzëni të suksesshme gjatë një viti. Në SHBA një në 10 çifte vuan nga mungesa e pjellorisë (infertiliteti).
Studimet e para për mungesën e pjellorisë mashkullore u publikuan në vitet 1970. Pas 40 vitesh treguesit e pjellorise mashkullore botërore janë përkeqësuar deri ne 52%.
Ky përkeqësim shprehet ne uljen e numrit të gametëve mashkullorë (spermatozoidëve), në uljen e lëvizshmërisë, rritjes se defekteve morfologjike dhe çregullimit të numrit të kromozomeve këtyre qelizave riprodhuese.
Arsyet nuk janë shumë të qarta. Specialistët e fushës së riprodhimit human po arrijnë në përfundimin se përveç faktorëve të njohur, si obeziteti, çregullimet hormonale dhe defektet gjenetike, ndotja e mjedisit perbën ndoshta faktorin më të rënde që ka prekur pjellorinë mashkullore në botë.
Numri lëndëve kimike që hidhen në treg çdo vit sa vjen e rritet. Vetëm në SHBA janë të rregjistruara mbi 80 000 produkte kimike dhe se çdo vit shtihen 2000 prodhime të tilla.
Një pjesë e tyre kanë strukturë të ngjashme me molekulat hormonale që kontrollojnë riprodhimin. Duke u lidhur me receptorët e hormoneve natyralë, këto lëndë prishin gjithë ekuilibrin e hormoneve që kontrollojnē pjellorinë mashkullore. Sipas OBSH-së rreth 800 lëndë kimike veprojnë mbi hormonet mashkullorë, megjithatë studimet e deritanishme janë të pjesshme.
Ndër lëndët helmuese të kësaj natyre mund të përmenden ftalatet, pesticidet, herbicidet, metalet e rëndē, gazet toksike dhe shumë materiale të tjera sintetike.
Ftalatet janë pjesë e plastikës së ambalazheve ushqimore si shishet e ujit, qumështit etj, të cilat ndikojnë mbi hormonin mashkullor, testosteronin, dhe treguesit e tjerë biologjik të spermës.
Po ashtu, dyshohet se rrezatimi i paisjeve, si laptopët, telefonat celularë dhe shumë paisjeve të tjera elektronike ndikojnë negativisht mbi pjellorinë mashkullore. Metalet e rëndë si cadmiumi dhe arseniku qe takohen në ushqime, ujë dhe prodhimet kozmetike janë faktorë rëndues.
Rënia e pjellorisë mashkullore përben një problem shqetësues që meriton studime më të thelluara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

10:21 / September 15, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton masën e arrestit për Veliajn

10:14 / September 15, 2026

Tensionet zhvendosen në hapësirë, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore

09:37 / September 15, 2026

Rama publikon rrugën e transformuar të Komanit: Një peizazh spektakolar

09:29 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.