Në trofeun Gamper u zhvillua ndeshja mes Barcelonës dhe Juventusit. Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e parë të sezonit me bardhezinjtë, por nuk gjeti rivalin e tij të përjetshëm Leo Messi-n. Megjithatë edhe pse pa yllin argjentinas, spanjollët fitojnë 3-0, fillimisht ishte Depay që kaloi Barcelonën në avantazh në minutën e 3′. Pjesa e parë përfundon me rezultatin 1-0, ndërsa në të dytën katalanasit gjetën të dytën në minutën e 57′ me sulmuesin Braithwaite, ndërsa Rici Puig shënoi golin e fundit të takimit.
Ndërkohë sulmuesi shqiptar Rey Manaj hyri në lojtë në minutën e 78′ të takimit duke zëvendësuar Braithwaite, por nuk arriti dot të gjente rrjetën në ato pak minuta që zhvilloi.Ndeshja kundër Barcelonës ishte testi i parafundit për Juventusin sepse vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit do të luajë ndaj Atalantës në “Allianz Stadium”.
