Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shifrat/ Në korrik u shtrenjtuan ushqimet, karburantet dhe kafeja

13:52 / August 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
treg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muaji korrik ka parë një përshpejtim të rritjes së çmimeve të mallrave dhe produkteve në vend, të udhëhequra nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe karburanteve.

Rritja e inflacionit sinjalizon dhe për një përmirësim të konsumit në vend, pas lehtësimit të krizës së shkaktuar nga pandemia dhe ardhjes së turistëve.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021 është 2,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ky është niveli më i lartë i inflacionit që nga gushti i vitit 2018, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021, krahasuar me Qershor 2021 është 0,1 %.

Të gjitha grupet kanë raportuar rritje të çmimeve, por shtrenjtimi i ushqimeve dhe transportit është më i ndjeshëm për shkak të peshës së lartë që ato zënë në buxhetin e një familjeje.

Çmimi i karburanteve muajt e fundit është rritur katër herë, duke e shtrenjtuar me 20 lekë, për të arritur në rreth 170 lekë.

Rritja e ndikuar nga ushqimet dhe transporti 

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,46 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:  

Krahasuar me muajin Korrik 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 4,4 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,1 %, “Komunikimi” me 2,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,1 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” me 0,7 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,6 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 7,0 %, “fruta” me 2,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:  

Krahasuar me muajin Qershor 2021, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 2,1 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,2 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %.

ick

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.