Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përkujtohet masakra e Filatit, Idrizi: Greqia kërkon të drejtat e minoritetit, por nuk njeh pakicat

23:12 / March 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
filati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Masakra e Filatit është përkujtuar në një ceremoni të posaçme nga PDIU. Duke kujtuar 400 të masakruarit prej trupave greke në gusht të vitit 1944, pjesëmarrësit në aktivitet kanë theksuar se duhet të vazhdojnë përpjekjet për çështjen çame. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë aktivitetit ka rikujtuar se Greqia është vend me parime të dyfishta pasi nga njëra anë kërkon të drejtat e minoritetit që jeton në Shqipëri, por brenda territorit të saj nuk njeh pakicat.

Idrizi tha se: “Nga një anë flasin për të drejtat e njeriut, për të drejtat e minoriteteve dhe nga ana tjetër janë i vetmi vend në botë që jo vetëm nuk njeh minoritetet por nuk ka nënshkruar as Konventën kuadër për të drejtat e minoriteteve”.

Në fjalën e tij Idrizi ka thumbuar edhe Ramën. “Sot është Samiti i Diasporës. Por, sot për herë të parë u harrua të ftohej një përfaqësues nga çamëria, duke lënë bosh hartën identitare të kombit shqiptar. Mesa duket Ramës nuk i mjafton ajo që ka bërë me çështjen çame dhe pazaret me Greqinë, theksoi kreu i PDIU-së.

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, kërkoi bashkëpunimin e të gjithë faktorëve për çështje çame. Ajo tha: “Çamëria është rasti i spastrimeve që ne sot e kësaj dite ne ende duhet dhe do të angazhohemi për riatdhesimin”. Gjatë ceremonisë, PDIU ndau çmime vlerësuese për familjarët e të rënëve në Filat dhe personalitetet që kontribuan në çështjen çame.

camet idrizi masakra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.