Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

OBSH zbulon virusin e rrezikshëm, ka nivel shumë të lartë vdekshmërie

11:37 / August 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
virus 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pacient i cili vuante nga një sëmundje e rrallë, por shumë infektive e identifikuar si virusi Marburg ka humbur jetën në Guinea, sipas një deklarate të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të hënën, shkruan CNN

Ky është rasti i parë i identifikuar i virusit të ngjashëm me Ebola në Afrikën Perëndimore. Zbulimi i virusit që shkakton ethe hemorragjike vjen më pak se dy muaj pasi Guinea shpalli fundin e shpërthimit të Ebola.

“Gueckedou, ku Marburg është konfirmuar, është gjithashtu i njëjti rajon ku fillimisht u zbuluan rastet e shpërthimit të Ebola në 2021 në Guinea,  sipas deklaratës së OBSH-së.

“Mostrat e marra nga një pacient tashmë i vdekur nga laboratori kombëtar  në Guinea dolën pozitivë për virusin Marburg. Analizat e mëtejshme nga Instituti Pasteur në Senegal konfirmuan gjithashtu rezultatin, raporton abcnews.al

Autoritetet shëndetësore po bëjnë thirrje për të gjetur personat që mund të kenë pasur kontakt me pacientin, si dhe filluan një fushatë  për informimin e publikut  për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së infeksionit.

Një ekip fillestar prej 10 ekspertësh të OBSH -së ndodhen në terren për të hetuar rastin dhe për të mbështetur reagimin emergjent të Guinesë. Sipas OBSH-së, virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe më pas mund të përhapet nga njeriu te njeriu nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të njerëzve të infektuar ose sipërfaqet dhe materialet e kontaminuara me këto lëngje.

Nuk ka vaksina ose trajtime antivirale për të trajtuar Marburg; megjithatë, ka trajtime për simptoma specifike që mund të rrisin  shanset e pacientëve për mbijetesë.

“Shkalla e vdekshmërisë  ka ndryshuar nga 24% në 88%  në varësi të llojit të virusit dhe menaxhimit të rasteve,” thuhet në deklaratë. “Në Afrikë, shpërthimet e mëparshme dhe rastet sporadike janë raportuar në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrika e Jugut dhe Uganda.”

Virusi Marburg u identifikua për herë të parë në vitin 1967, kur 31 njerëz u infektuan në Gjermani dhe Jugosllavi në një shpërthim që u identifikua fillimisht tek majmunët e importuar nga Uganda.

Që atëherë virusi është shfaqur në mënyrë sporadike, me vetëm një duzinë shpërthimesh të regjistruara. Virusi Marburg shkakton simptoma të ngjashme me Ebola si  ethe dhe lodhje dhe shpesh gjakderdhje të brendshme ose të jashtme, probleme të organeve duke çuar deri në vdekje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.