Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

ISHP paralajmëron: Në vjeshtë vjen vala e katërt e COVID në Shqipëri! Epidemiologu Simaku: Më të mbrojtur janë të vaksinuarit me 2 doza

23:29 / August 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Simaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vjeshtë do të ketë një valë të 4 COVID edhe për shqiptarët. Kjo për shkak të përhapjes së Deltës. Megjithatë ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk do të jetë valë e ashpër.

“Në stinën e vjeshtës parashikohet një rritje e numrit të rasteve dhe kryesish në personat e pavaksinuar siç e thamë por jo në formë vale si valët që kemi kaluar në vjeshtën dhe dimrin e kaluar dhe për të zbutur sa më shumë këtë valë është e rëndësishme vaksinimi i të gjithë personave mbi 18. Pra të gjithë personat që janë të pavaksinuar sa më shumë prej tyre të vaksinohen aq më tepër kontribuojnë në zbutjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit”, tha ai.

Personat më të mbrojtur thotë epidemiologu Artan Simaku janë ata që janë vaksinuar me të dyja dozat.

“Personat më të mbrojtur nga varianti Delta janë personat që janë vaksinuar me të dyja dozat. Aktualisht dhe personat të cilët janë shtruar në QSUT janë persona të pavaksinuar sepse karakteristikë e variantit Delta është që prek personat e pavaksinuar. Nga personat të cilët janë të vaksinuar rreth 5% e tyre janë prekur nga varianti Delta nga të cilët kanë qenë të vaksinuar kryesish me një dozë por dhe këto persona të cilët preken e kalojnë shumë lehtë pra nuk kanë nevojë për shtrim në spital dhe parandalohen format e rënda dhe vdekjet”, shprehet mjeku.

Simaku është i mendimit që bazuar në situatën aktuale epidemiologjike të vendit tonë nuk ka vend për shtrëngim të masave kufizuese.

“Aktualisht që po flasim nuk ka vend për masa të tjera dhe Komiteti i Ekspertëve masat i merr duke u bazuar mbi situatën epidemiologjike javore dhe dy javore që për momentin nuk është shqetësuese për të marrë masa shtesë përveç këtyre që janë në fuqi”, pwrfundon ai.

Grupmosha më e prekur nga virusi është 45-54 vjeç dhe 55-64 vjeç ndërsa në dy javët e fundit 1/3 e bashkive të vendit janë pa COVID.

trete vala vjeshte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.